Viti: Dy të plagosur pas të shtënave me armë

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Komunën e Vitisë

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Ismet Hashani nga Policia e rajonit të Gjilanit.

Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.

Ekipet e hetuesisë dhe prokurori janë në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet e rastit.

Hashani ka bërë të ditur për klankosova.tv se në lidhje me këtë rast ende nuk ka të arrestuar.