“Viti 2024 ishte një vit i tmerrshëm”

Latif Mustafa

Viti 2024 ishte viti i gjakderdhjes masive. Mbi 17 mijë fëmijë janë vrarë në Gaza. Një pjesë e mirë e botës demokratike vranë ndjenjat dhe empatinë e tyre, e kurse ne, si çdo herë gjeopolitizuam empatinë dhe heshtëm e mbyllëm sytë ndaj kësaj tragjedie. Viti 2024 është viti kur, ne bota, varrosëm përfundimisht atë pak ndërgjegje njerëzore. Liria dhe siguria ka kuptim veç kur e gëzon gjithsecili, në të kundërtën ajo selektiviteti i saj është veçse mirazh i përkohshëm. Viti 2024 ishte një vit i tmerrshëm. Kurrë mos u ktheftë!

Latif Mustafa