Ballina Artikuj Viti 1389, të parët tanë kishin dy zgjidhje…

Viti 1389, të parët tanë kishin dy zgjidhje…

Ubejd Gashi

Viti 1389

Të parët tanë kishin dy zgjidhje:

– Të bëhen serb,

mbesin ortodoks,

të humbim kombin shqiptar,

të jetojmë të nënshtruar,

të shkojmë në Xhehenem

ose

-Të mbesim shqiptar,

të bëhemi bashkëudhëheqës të Perandorisë botërore,

të bëhemi zotëri

të bëhemi të zotët e vendeve tona,

të jetojmë të lirë

të pranojmë Islamin dhe

të fitojmë Xhenetin.

Të parët tanë, shumica – jo te gjithe, e bënë zgjidhjen e dytë.

Kush po na thotë ende se zgjidhja e parë kishte me qenë më e mirë?!

A nuk e dijmë se ç’nodhi me shqiptarët ortodoks në Greqi, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Maqedonë të cilët bënë zgjidhjen e parë ?

Pra,

Njerëzit ndahen.

Në besime, në pikëpamje, në dituri dhe në cdo gjë tjetër.

Gjermanët kanë disa fe dhe disa bindje politike.

Amerikanët gjithashtu.

Arabët dhe Hebrenjtë ishin më herët vllëzër.

Palestinezë ka muslimanë dhe të krishterë.

Edhe arab ka muslimanë dhe të krishterë.

Perendimi ka te krishterë Katolik dhe Protestantë.

Tash,

Pse disa shqiptarëve iu ka mbetet hatri se shumica e shqiptarëve pas vitit 1389 pranuan fenë e ZOTIT fenë Islame?!

Pse rezonojnë me kohën e mesjetës?!

Pse kjo mendësi?!

Na ndanë pastaj komunistët.

Disa nga besimtarë u bënë ateistë.

Pse nuk iu mbetet hatri te këta!

Disa iu bashkuan serbëve, malazezëve dhe grekëve.

Dhe u asimiluan në grekë, serbë, maqedon e malazesë.

Dhe nuk iu mbetet hatri në ata!

Pastaj,

Ata shqiptarë që deshtën me mbetë të krishterë ortodoks apo katolik, ata mbetën.

Askush për 550 vite atyre nuk iu imponoj asgjë.

Fakti se mbeten si ishin, dëshmon se askush nuk i iu imponoj asgjë.

Dhe ne fund,

Dy miliardë pasardhes dhe ish të krishterë, ish ateist, ish politeist, ish zjarputist, ish të pa fe, ish të pa njohuri për ZOTIN , sot deklarohen si besimtar në ZOTIN NJË .

A duhet te ju mbetet hatri te të gjithe keta a ?!

Pse ?!

Ubejd Gashi

Exit mobile version