Vite apo vjet?

Cila është forma e saktë e shumësit të emrit “vit”: “vite” apo “vjet”? Si ta shkruajmë dhe përdorim saktë këtë emër në shumës?

Shumë herë na ndodh që të pyesim veten pse emri “vit” ka dy forma shumësi ose cila është forma e saktë e shumësit të tij dhe si ta përdorim drejt këtë emër në numrin shumës.
Edhe për këtë gramatika e gjuhës shqipe na ka dhënë një përgjigje.

Atëherë, të dyja format e shumësit të emrit “vit”: “vjet” dhe “vite”, janë të sakta. Por ka një rregull se kur përdoret njëra formë e kur përdoret tjetra.

1) Përdoret forma e shumësit “VJET”, kur ky emër në shumës ka përpara një numëror ose një përcaktor. Dhe kemi p.sh.: Kanë kaluar 5 vjet që atëherë! (numërori 5 gjendet para emrit në shumës “vjet”) Për shumë vjet gëzuar! (këtu përcaktori “shumë” gjendet përpara.)

2) Përdoret forma e shumësit “VITE”, kur ky emër shoqërohet me të dy njëherësh, pra edhe nga përcaktori, edhe nga numërori, ose nga asnjëri prej tyre. Dhe kemi p.sh.: Kanë kaluar 5 vite të mrekullueshme. (Ka edhe numërorin, edhe për përcaktorin: “5” dhe “të mrekullueshme”).

KUJDES! Forma e shumësit “vite”, ndryshe nga forma “vjet”, i merr përcaktorët në gjininë femërore, duke qenë se e formon shumësin me -e. Pra, vite të mrekullueshme dhe jo vite të mrekullueshëm./MESAZHI/

Nga S.Agolli