Mirëmbajtja e shëndetit të lëkurës nuk kërkon vetëm aplikimin e kremërave dhe solucioneve të shtrenjta.
Sekreti i vërtetë i shëndetit të lëkurës shkon përtej sipërfaqes së saj. Bëhet fjalë për vitaminat dhe mineralet të cilat mund të merren jo vetëm nëpërmjet ushqimeve por edhe suplementëve.
Roli i Vitaminave për Shëndetin e Lëkurës
Vitaminat luajnë një rol thelbësor jo vetëm për shëndetin por edhe për paraqitjen e lëkurës. Vitaminat janë një grupim përbërësish organikë të nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit. Disa prej tyre janë të përfshira direkt në rigjenerimin qelizor, prodhimin e kolagjenit, mbrojtjen nga njollat e diellit e të tjerë.
Suplementët më të Mirë për Lëkurën
Kolagjeni
Me kalimin e moshës, niveli i prodhimit të kolagjenit në organizëm nis të bjerë duke shkaktuar rrudha dhe varje të lëkurës. Kolagjeni është një nga suplementët më të mira kundër plakjes së lëkurës. Ai ndihmon elasticitetin e lëkurës dhe hidratimin e saj. Ushqimet e pasura me kolagjen janë frutat dhe perimet e kuqe, arrat, farat e linit, limonët dhe portokallet ashtu si edhe lakra e bardhë dhe avokado.