Virusi Corona dhe disa ngecje mendore

Shkruan: Halil Avdulli

Në shumë mendje tona, banojnë një numër i madh viruseve vdekjeprurëse të të menduarit, për ata që nuk i kanë njohur dhe nuk i kanë parë më parë, Virusi Corona ka nxjerrë në pah një numër prej tyre, disa nga më të rëndësishmit, siç më duket mua janë:

– Mbizotërimi i mendimit determinist dhe heqja e aftësisë së njeriut për të zgjedhur, besimi se ajo që po ndodh nga përhapja e sëmundjes është imponim i Zotit i cili nuk mund të menjanohet në asnjë mënyrë.

Duke qenë të pa vëmendshëm se kaderi(caktimi) largohet me kader dhe se është detyrë e besimtarit të shpëtojë nga kaderi i Zotit në sëmundje, në kaderin e Tij në shërim ose para gjitha këtyre të merret parasyesh kaderi i Zotit në parandalim, në mënyrë që të mbrohemi nga kaderi i Zotit në dëmtim.

– Shfaqja e një kulture varësie( tevakul– mbështetje e gabuar në Zotin, pa i marrë shkaqet) që shpërndahet nëpërmes mjaftimit me lutje pa pasur nevoj për ilaçe, duke besuar se vetëm lutjet të mbrojnë nga virusi korona, si dhe nga të gjithë dëmtuesit, sëmundjet dhe epidemit tjera, pa marrë ilaçin e duhur.

– Konfuzioni midis ligjeve të Zotit mbinatyrore të jashtzakonshme dhe atyre natyrore të zakonshme, konstante dhe aktuale. Duke besuar se ajo që po ndodh është nga ligjet mbinatyror të Zotit, në të cilin besimtari vetëm mund të dorëzohet dhe të ngrejë flamurin e bardhë, me besimin se kjo pandemi është një fitore nga Zoti për besimtarët e Tj besnikë, edhe pse proporcioni i viktimave muslimane në kuptimin numerik është i madh!

– Mungesa e një mentaliteti kritik në marrje dhe transmetim, çfarë ka bërë që e shumë iluzione dhe mite pa shqyrtim apo ekzaminimin, të merren si të mirëqena..

– Rrëshqitje drejt kaosit dërrmues duke refuzuar disiplinën, angazhimin për themelet e parandalimit dhe rimëkëmbjes.

Duke arsyetuar gjithë këtë me citate legjitime e me interpretime të korruptuara, për të justifikuar kaosin dhe negativitetin.

– Hiperbolizim i interpretimit konspirativ që forcon rolin e tjetrit, largon mendjen nga shikimi i fakteve dhe studimit të fenomeneve në realitet dhe ndalon diagnozën e saktë dhe kërkimin e barnave efektive.

– Shfaqja e atij lëmshit të pritjes, në modelin e parashikimit të mbërritjes së Mehdiut të pritur, ku tjetri mbetet kryefjalë dhe ne jemi thjesht reagues emocional, pa asnjë mundësi për të shprehur aftësitë tona dhe zgjidhjet tona.

Media jonë mbetet vetëm një jehonë e asaj që thonë të tjerët, dhe studiuesit tanë mbeten duke pritur se çfarë do të vijë nga qendrat kërkimore në Lindje dhe Perëndim!

Halil Avdulli