Virologia kineze, Li-Meng Yan, një ndër të parat që e vuri në dyshim origjinën e koronavirusit, u shpreh në një intervistë për Newsmax se “koronavirusi është një armë e pakufizuar biologjike”.
Një pretendim të tillë ajo e ka ngritur edhe në raportin e fundit që ka hartuar, ku dilte në përfundimin se Sars Cov 2 nuk ka origjinë të natyrshme.
Doktoreshë Yan ka publikuar gjithsej tre raporte mbi këtë temë, dy vitin e kaluar, një këtë vit. Patogjeni sipas saj, është produkt i programit të Partisë Komunistë Kineze të bioarmëve, e sipas saj ky rrjet nuk përfshin vetëm shkencëtarë kineze, por edhe disa specialistë dhe organizata të huaja.
Në raportin e sivjetshëm, virologia shkruan se Sars Cov 2 u krijua mbi bazën e kampionëve të viruseve ZC45 dhe ZXC21, të cilat ishin zbuluar fillimisht tek lakuriqët e natës nga shkencëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit. “Modifikimet në laborator, lejuan që të shtohej aftësia për të infektuar njerëzit. Ata rritën patogjenitetin e virusit, përcjellshmërinë e tij dhe vdekshmërinë”, thotë Yan, .
Një postdoktorante e Universitetit të Hong Kongut, Yan u largua drejt SHBA-së pak kohë më parë nga ku ka mundur të flasë hapur rreth teorive të veta. Ekspertë te tjerë thonë se nëse janë të vërteta, dëshmitë e saj do të ishin një mbështetje e fortë për pretendimin shqetësues se SARS-CoV-2 është një virus i bërë nga njeriu; por nëse ato nuk vërtetohen, rrezikojnë sipas tyre të mbeten në nivelin e shpifjes, neglizhencës dhe dyshimeve të mëdha etike, aq me tepër që Yan pretendon se dr. Anthony Fauci ishte në dijeni të eksperimenteve. /tch