Mes viteve 2004 dhe 2013 rreth 4.500 fëmijë nën moshën 18 vjeç u martuan në shtetin e Virxhinias. Prej tyre, më shumë se 200 ishin të moshës 15 ose me të vogla.
Javën e kaluar, autoritetet shtetërore paraqiten legjislacionin e ri me rregulla të përditësuara. Deri atëherë ishte ligjore për vajzat të moshës 12 ose 13 vjecare të martohen në qoftë se kishin pëlqimin e prindërve dhe nëse ishin shtatzëna.
Ligji, i cili hyri në fuqi të premten e kaluar, përcakton moshën minimale për martesë në 18, ose 16 vjec në qoftë se një fëmijë është i pjekur dhe kjo bëhet me urdhër të gjykatës.
Për ta sensibilizuar opinionin aktivist të të drejtave të njeriut kan montuar një video kur një 65 vjecar marton një vajzë 12 vjecare.
/MESAZHI/