Ka një panoramë të jashtëzakonshme piktoreske mes majash të larta dhe liqenit të Como-s
Forbes investon në liqenin e Comos në Itali. Një vilë epoke, del në shitje në vlerën 5 mln Euro nga platforma imobiliare e luksit, Forbes Global Properties, shoqëri ndërkombëtare me një target investitorësh dhe klientësh të fashës më të lartë.
Vila që është pagëzuar tani si Pallati Pozzi, është një kompleks pranë qendrës historike të Garlate, ndërtuar në vitet 1600, zbukuruar me afreske të shumta në brendësi të piktorit Cherubino Cornienti, i rrymës se Romanticizmit italian, dhe me tema të ndryshme të mitologjisë antike greko-romake.
Ka një panorame të jashtëzakonshme piktoreske mes majash të larta dhe liqenit të Comos, që njihet ndryshe edhe si liqeni më i bukur në botë, por edhe me një pozicion strategjik shumë pranë qytetit te Modës, Milano.
Lago di Como ka frymëzuar ndër shekuj shumë artistë e bën të ëndërrosh. Madje sipas historianëve, edhe Leonardo Da Vinçi mund të jetë frymëzuar nga kjo pamje për disa element në panoramën që rrethon Mona Lizën.