Bëhet e ditur se pesë personat që humbën jetën në avionin që u rrëzua në Maltë mëngjesin e sotëm pak pas ngritjes janë zyrtarë francezë, të cilët ishin nisur për të udhëtuar drejt qytetit Misrata të Libisë.
Të vdekurit ishin piloti dhe zyrtarë për monitorim doganor, dhe bazuar në deklaratat e dëshmitarëve okularë, para rrëzimit të avionit nuk ka pasur asnjë shpërthim dhe nuk është hasur në asnjë gjurmë sabotimi.
Ndërkaq, u përgënjeshtruan lajmet se në avion gjendeshin zyrtarë të Agjencisë për Bashkëpunim Operativ për Menaxhimin e Kufijve të Jashtëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (FRONTEX) apo zyrtarë të BE-së.
Nga FRONTEX-i deklaruan se avioni nuk ishte i tyre, ndërkohë që Përfaqësuesje e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini bëri të ditur se personat që gjendeshin në avion nuk kishin lidhje me asnjë mision të BE-së.