Raporton: Hani Mahmoud Gaza City, Gaza
Bombardimet vazhdojnë. Vrasjet vazhdojnë.
Në veri të Gazës, dy shtëpi janë goditur dhe shkatërruar plotësisht. Pesë persona janë nxjerrë nga rrënojat rreth mesnatës.
Pak para agimit, një tjetër sulm ka goditur një shtëpi në pjesën jugore të Rripit të Gazës, në zonën e Bani Suheilës. Sipas raportimeve, dhjetë anëtarë të një familjeje janë vrarë në këtë sulm.
Në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë. Disa prej tyre janë dërguar në spital tërësisht të djegur, në një gjendje aq të rëndë sa nuk mund të identifikohen.



