Një prej skemave më të zakonshme kriminale, ishte marrja e informacioneve personale ose parave nëpërmjet emaileve, telefonëve, mediave sociale, duke u hequr si zyrtarë qeveritarë.
Një raport vjetor nga FBI ka zbuluar se viktimat e krimit kibernetik kanë humbur 4.2 miliardë dollarë në vitin 2020, 700 milionë dollarë më shumë se në vitin 2019.
Rritja e humbjes ka sjellur edhe një rritje të ankesave pranë Qendrës së Ankesave të FBI (IC3).
Në 2020, organizata mblodhi 791,790 ankesa, një numër shumë më i lartë se në vitin 2019 me 467,361 ankesa.
Sipas raportit, IC3 mblodhi 28,500 ankesa lidhur me Covid-19 vitin e shkuar. Aktorët e këqinj kanë sulmuar një numër spitalesh dhe qendrash mjekësore, dhe gjithashtu kanë shënjestruar fondet e sigurimit të papunësisë dhe fonde të tjera të Aktit CARES.
Një prej skemave më të zakonshme kriminale, ishte marrja e informacioneve personale ose parave nëpërmjet emaileve, telefonëve, mediave sociale, duke u hequr si zyrtarë qeveritarë.
Gjithashtu ka pasur rritje edhe në mashtrimet me anë të emaileve të biznesit, ku hakuesit merrnin në dorë emailet e ekzekutivëve të kompanive, dhe më pas u kërkonin shuma parash në këmbim. Raste të tilla shënuan humbje prej 1.8 milardë dollarë, që është një shumë e madhe nga totali i humbjes prej 4.2 miliardë dollarë.