Viktimat e dhunës së policisë holandeze: Na rrahën dhe na lëshuan qentë

Viktimë e dhunës policore në Roterdam ishte edhe ushtari i pensionuar holandez Halil Ibrahim Kurt i cili për Anadolu Agency (AA), tregoi se çfarë kishte përjetuar të shtunën, kur ai dhe vëllai i tij Huseyin Kurt dolën në protestë për të mbështetur ministren turke të Politikave Sociale dhe Familjes Fatma Betul Sayan Kaya.

Të dy burrat ishin goditur në të gjithë trupin, kurse Huseyin Kurt u sulmua edhe nga qeni i policisë.

Halil Ibrahim tha se në kohën kur kishin mbërritur përpara Konsullatës së Turqisë në Roterdam, policia holandeze kishte mbyllur daljet dhe para se të kuptonin se çfarë po ndodhte, policia sulmoi ata.

Ai thotë se policia me shkop gome i ka shkaktuar lëndime në të gjithë trupin.

“Pastaj policia vëllait tim, i cili pasi goditjeve të rënda ra në tokë, ia lëshuan qenin”, tregon Kurt.

Ai shtoi se më pas u godit në pjesën e pasme të kokës pas të cilës humbi vetëdijen dhe ra në tokë.

“Humba vetëdijen dhe nuk mbaj mend se çfarë ndodhi më pas. Në spital erdha në vetëdije. Vëllai im dhe unë ishim në të njëjtën dhomë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore ne u lëshuam nga spitali”, thotë Kurt.

Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjes Fatma Betul Sayan Kaya, u kthye të dielën nën përcjellje të policisë në kufirin gjerman pas një pritjeje gati pesë orëshe përpara konsullatës në Roterdam, kurse qytetarët që ishin mbledhur për t’i dhënë mbështetje u shpërndanë me forcë.