Menjehere pasi Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane lansuar sulmet ajrore kunder regjimit sirian, kane ardhur edhe reagimet e para nga aleatet e SHBA-ve dhe ata te regjimit.
Udhëheqësit botërorë nga vende të ndryshme botës ishin mjaft të shpejtë për të reaguar ndaj lajmit.
Qeveria ruse ka dënuar sulmet nga ana e SHBA-ve, duke thënë se aksioni i Uashingtonit do të “shkaktoj dëme të mëdha në lidhjet SHBA-Rusi”.
Në përgjigjen e parë publike ndaj sulmit, Kremlini lëshoi një deklaratë të fortë, duke e quajtur intervenimin amerikan si “agresion kundër një shteti sovran, në shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.
Nderkohe Arabia Saudite tha se “mbështet plotësisht” sulmet, duke shtuar se ky ishte një “vendim i guximshëm” nga Presidenti Donald Trump në përgjigje të përdorimit te armëve kimike kundër civilëve në qytetin e Khan Sheikhoun, në Siri veriperëndimore
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se ai urdhëroi sulmet ndaj bazës ajrore Shayrat në provincën Homs, duke thënë se regjimi eshte autor i sulmit në provincën Idlib. Trump tha se ai ka vepruar në perputhje me “interesat jetike të sigurisë kombëtare” te Amerikës. /MESAZHI/