Fshati Nasalë, i Komunës së Gjilanit shumë shpejt do të bëhet me xhami, ngase sot në prani të shumë besimtarëve myslimanë dhe përfaqësuesve të BIK-ut, u bë vënia e gurthemelit të xhamisë.
Me këtë rast u tha se ndërtimi i xhamisë, ka qenë kërkesë e kamotshme e besimtarëve të kësaj pjese dhe se mezi presin ndërtimin e saj.
“Sot më 13.10.2016, hodhëm gurthemelin e xhamisë së re në fsh.Nasalë të Gjilanit, nje fshat i vockël por shume simpatik, në fqinjësi të fsh. Lladovë dhe Zhegër. Gëzimi i banorëve ishte i papërshkrueshëm, sepse po u realizohej një ëndërr e kahmotshme, që tash e tutje, namazet do t’i falin në xhaminë e tyre, I falënderojme banorët e fshatit Nasalë dhe të fshatrave përreth, për mikëpritjen e ngrohtë, Falënderojm gjithashtu edhe Kryetarin e KBI-Gjilan, Naim ef. Aliun me bashkëpunëtorët e tij për respektin e treguar. Urime te gjitheve fillimi i ndertimit te xhamise së re!”, ka shkruar në fcb kryemami Sabri Bajgora.