Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë vendosur gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Kurti ka thënë se synimi kryesor është që shërbimi dhe kujdesi mjekësor të jenë sa më cilësor dhe sa më afër qytetarëve.
I pari i Qeverisë ka bërë të ditur se objekti do të ketë sipërfaqe prej 4235m2 dhe do të ofrojë shërbime në repartin e radiologjisë, emergjencës, gjinekologjisë si dhe mjekësisë familjare.
“Ky projekt i rëndësishëm, që kap vlerën afër tre milionë euro, po realizohet si rezultat i Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Drenasit, që është nënshkruar me 15 nëntor të këtij viti, e i cili pritet të finalizohet në shtator të vitit të ardhshëm”, ka bërë të ditur Kurti në Facebook.