Pas sulmit të New York, Donald trump shpërtheu në Twitter me kritika për Lotarinë Amerikane të cilës i veshi fajin e hyrjes së agresorit në Shtetet e Bashkuara 7 vjet më parë.
29-vjeçari Sayfullo Saipov mbërriti në Amerikë në 2007-tën përmes këtij sistemi pohoi departamenti i sigurisë kombëtare.
I riu kishte paraqitur një pasaportë me një vizë të vlefshme diversiteti e gjatë kësaj kohe ka qenë i pajisur me Green Card. Por “The Time” nuk bindet nga jo deklaratë e thotë se hyrja e Saipov në SHBA, duhet verifikuar akoma.
Përpos kësaj, nisur nga shuplakat online që Trump i lëshoi kreut të demokratëve në Senat Chuck Schumer, të cilit i atribuoi ekzistencën e programit të Departamentit të Shtetit për lotarinë amerikane, e përjavshmja prestigjoze i kujton shefit të shtëpisë së bardhë se viza e diversitetit ishte vërtetë ide e Schumer, por ajo u krijua nga kongresi në 1990-tën dhe ishte një përpjekje bipartizane.
Senati e miratoi asokohe me 89 vota pro, e 8 kundër. 38 republikanë ia dhanë nismës dritën jeshile, përfshirë senatorët aktuale Chuck Grassley, Orrin Hatch dhe Mitch McConnell. Drafti u shndërrua në ligj me firmën e presidentit republikan George H.W. Bush.Time tregon gjithashtu se ka shumë pak prova që të lënë të kuptohet se programi ka çuar drejt terrorizmit.