Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vidhen të dhënat personale të personelit të Forcave Detare Amerikane

Vidhen të dhënat personale të personelit të Forcave Detare Amerikane

Janë vjedhur të dhënat personale të 134.386 personave që ushtrojnë detyrën apo kanë ushtruar më parë në Forcat Detare Amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim nga Forcat Detare bëhet me dije se janë zbuluar të dhënat e fshehta nga kompjuteri i një punonjësei të Hewlett- Packard nga e cila flota amerikane merr shërbime.

Në deklaratë thuhet se hetimet kanë treguar se ngjarja ka ndodhur më 22 nëntor.

“Persona të panjohur kanë hyrë në të dhënat sensitive të 134.386 marinarëve tanë aktual apo që kanë punuar më parë, përfshirë këtu të dhënat e identifikimit dhe numrat e sigurimit social”, thuhet në deklaratë.

Exit mobile version