Vidhen mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, një i arrestuar dhe dy në arrati

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë në arrati pasi që kanë vjedhur dy milionë euro nga  Thesari i Shtetit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit i cili udhëhiqet nga Ministria e Financave, është arrestuar një person mbrëmjen e së martës kurse dy të tjerë janë në arrati, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit është kërkuar bllokimi i llogarive të të dyshuarve pasi që dyshohet se pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit

“Prishtinë 09.10.2020. Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.