Vlera e lopëve të vjedhura arrin në 303.000 euro. Sipas informacioneve të agjencisë Stuff, policia e Zelandës së Re njoftoi se nga një fermë në qytetin Ashburton në Zelandë të Re, e cila merrej me prodhimin e qumështit, janë vjedhur 500 krerë lopë.
Kryeinspektori Scott Banfield dyshon se lopët janë vjedhur në të njëjtën kohë meqë të gjitha janë të rënda dhe mbi gjysmë toni. Kryetari i shoqatës së fermerëve dhe mik i pronarit të fermës të cilit i janë vjedhur lopët, Willy Leferink tha se miku i tij nuk është në gjendje t’u japë deklaratë gazetarëve sepse akoma është i tronditur.
“As ju nuk do të flisni nëse keni humbje prej rreth 300 mijë euro”, sqaroi Leferink.
Ai theksoi se lopët në veshë kanë patur çipa të vendosur, gjegjësisht identifikim elektronik. “Për këtë shkak është shumë vështirë të shiten këto lopë. Nëse hiqen çipat, blerësit e ndershëm nuk do t’i blejnë”, porositi Lefernik, raporton AA.