Ballina Arritje Teknologji Videoloja e famshme Spider-Man 2 tani edhe me version për PC

Videoloja e famshme Spider-Man 2 tani edhe me version për PC

Një tjetër videolojë e PlayStation po shkon drejt PC.

Sony njoftoi se Spider-Man 2, një nga ekskluzivitetet më të mëdha të PS5, do të jetë e disponueshme për PC që nga 30 janari i vitit 2025, shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet e ditur se videoloja do të jetë e disponueshme si përmes Steam ashtu edhe përmes Epic Game Store.

Spider-Man 2 është vetëm shtytja e fundit për PC nga Sony.

Videoloja tani vjen me versionin për PC, më pak se dy vjet pas prezantimit.

Exit mobile version