Trazirat e fundit që po ndodhin në Jerusalem kanë shqetësuar jo vetëm banorët lokal, por të gjithë besimtarët musliman që e dinë vlerën e Xhamisë al Aksa.
Por a e dimë vërtetë vlerën e saj? Pse Al Aksaja është e rëndësishme për myslimanët?
Fillimisht ajo është xhamia e dytë në botë, e ndërtuar 40 vite pas Qabesë. Shumë profetë kanë lënë gjurmë në të, pasi Ibrahimi, Jakubi, Ishahu, ishin ndër ata që e vizituan dhe vdiqën në këtë vend.
Edhe profeti Muhammed (a.s) është njëri prej atyre që vizituan Al Aksan, në ngjarjen që ne e njohim si “Israja dhe Miraxhi”. Namazi në Al Aksa është i vlefshëm për 500 herë më shumë se në xhami të tjera. /MESAZHI/