Lufta në Siri ka zhvendosur miliona banorë. Qyteti i Aleppo vazhdon të mbetet prej më të prekurve nga bombardimet e forcave qeveritare sirine dhe aleatëve rus, nga të cilat ka shumë vdekje nga radhët e civilëve.
Si pasojë e tyre, njerëzit janë larguar nga Aleppo në drejtim të zonave të tjera të Sirisë dhe shumë prej tyre kanë kërkuar strehim në vendet fqinje si Turqia. Por një njeri prej banorëve ka vendosur të qëndrojë, dhe të kujdeset për macet e Aleppos.
Mohammed Alaa Jaleel ndryshe quhet Ebu Hurejre i Sirisë (Ebu Hurejre ishte shok i ngushtë i profetit Muhammed a.s, i njohur për kujdesin që kishte ndaj maceve).
Ebu Hurejra që në gjuhën arabe/siriane do të thotë “babai i maceve” është titilli i preferuar për Alaa Jaleel.
Ai foli në një program të transmetuar në BBC, tregoi për 100 macet për të cilat ai kujdeset. Shumë nga macet ishin braktisur nga familjet që largoheshin nga Aleppo.
Por Muhamedi thotë se nuk po shkon askund, dhe se do të qëndroj me to pa marrë parasysh se çfarë ndodhë.”
Muhamedi thotë se macet janë bërë shoqëria e tij, pasi të gjithë kanë ikur.
Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) është pyetur: “O i Dërguari i All-llahut! A ka ndonjë shpërblim për shërbimin ndaj kafshëve? “Ai u përgjigj:” Ka shpërblim për cdo shërbim ndaj çfarëdo qenie të gjallë “. (Transmetuar nga Buhariu)
Klipi i mëposhtëm flet për “babain e maceve”, që vazhdon t’i mbrojë ato. /MESAZHI/
[fbvideo link=”” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]