Është quajtur “Lufta e harruar”, e megjithatë ka shkaktuar krizën më të madhe humanitare në botë, në vendin më të varfër arab – në Jemen.
Dy vjet e gjysmë lufte kanë vrarë më shumë se 10,000 njerëz dhe ka lënë dy të tretat e popullsisë në nevojë urgjente për ndihma humanitare.
Sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, në muajin prill shpërtheu epidemia e kolerës. Sëmundja vdekjeprurëse po përhapet me shpejtësi të madhe në një vend ku sistemi shëndetësor është totalisht i shembur. 2000 persona kane vdekur dhe dhe me shume se gjysme milioni jane infektuar me semundjen e tmerrshme.
Rrezik edhe më i madh paraqesin një milion fëmijë të kequshqyer nën moshën pesë vjeç, të cilët janë veçanërisht të rrezikuar.
Por kush duhet fajësuar për shpërthimin dhe përhapjen e kolerës? Dhe çfarë po bëhet për ta ndaluar atë? Shikojeni dokumentarin nga Al Jazeera. /MESAZHI/