VIDEO – Ikona e qëndresës palestineze diplomon dhe mbanë nje fjalim rrënqethës

Njëmbëdhjetë vjet pas masakrës së plazhit në Gaza në vitin 2006, që la të vrarë shtatë anëtarë të familjes së saj, Huda Ghalia u diplomua pasi përfundoi studimet e saj universitare në Ligj dhe Sheriat në Universitetin Islam të Gazës.

Në pasditen e 9 qershorit 2006, familja Ghalia ishte në piknik në plazhin Sudaniya pranë Beit Lahia në Gaza veriore, kur artileria izraelite dhe granatimet detare goditën plazhin, duke vrarë shtatë anëtarë të familjes së saj, përfshirë babain, vjehrrën dhe pesë vëllezërit e motrat e saj.

Zemra e Huda’s qan për babain e saj ndërsa ajo vrapon drejt trupit të tij të vdekur, jo shumë kohë pasi shpërthimi u transmetua në mbarë botën. Imazhet e saj teksa i bie të fikët pranë trupit të tij duke qarë, e kanë kthyer atë në një ikonë të luftës palestineze.

Para se t’i dorëzojë Huda’s çmimin e nderit, kreu i Universitetit, Gazës Adel Awadallah tha:

“Huda nuk është një person disido; ajo është pjesë e çdo palestinezi. Ajo hyri në shpirtrat tanë dhe në zemrat tona dhe është detyra jonë të kujdesemi për të dhe të qëndrojmë pranë saj”.

Ndërsa Huda vetë tha:

“Unë jam veçanërisht mirënjohëse për nënën time që qëndroi pranë meje, bëri aq shumë për t’u kujdesur për mua, më ngriti dhe më inkurajoi të përfundoja shkollimin”.

Izraeli fillimisht mori përgjegjësinë për bombardimet, duke thënë se i vjen keq për vdekjet civile. Më vonë, megjithatë, u tërhoq dhe tha se ushtria nuk ishte përgjegjëse, duke përfunduar se bombardimet ishin shkaktuar nga një bombë e vendosur nga Hamasi në plazh.

Pas incidentit, presidenti palestinez Mahmud Abbas shpalli tri ditë zie, duke e përshkruar incidentin si një “masakër të përgjakshme”. /zhurnal.mk/