Vezët janë një ushqim me nivel të ulët karbohidrates dhe indeks të ulët glicemie. Kjo i bën ato një burim shumë të mirë proteine për diabetikët.
Çfarë Është Niveli i Glicemisë?
Ka disa ushqime që arrijnë të rrisin nivelin e sheqerit në gjak shumë shpejt.
Kjo ndodh sepse karbohidratet arrijnë të transformohen më shpejt në sheqer, të cilin trupi e përdor për energji.
Karbohidratet në fjalë gjenden më shumë tek sheqeri dhe buka.
Indeksi i glicemisë përbën një mënyrë për të dalluar karbohidratet e mira që reagojnë ngadalë nga ato të këqija.
Niveli i glicemisë matet nga 0 në 100.
Për shembull nëse një ushqim ka një nivel glicemie më të ulët se 55 atëherë ai është i mirë.
Niveli nga 56-69 konsiderohet mesatar ndërsa ai mbi 70 konsiderohet i lartë ose i keq.
Ushqimet me indeks të ulët glicemie që arrin deri në 0 janë: djathi, vezët, mishi, peshku, vajrat dhe arrorët.
Frutat dhe bishtajoret kanë një indeks glicemie më të ulët se 55, ndërsa sheqeri, akulloret dhe ushqimet e përpunuara kanë një indeks glicemie më të lartë se 70.
Diabeti Dhe Vezët
Diabeti është një sëmundje që ndikon në ekuilibrat e kolesterolit të keq dhe të mirë.
Ka shqetësime se vezët mund të rrisin nivelin e përgjithshëm të kolesterolit në gjak duke rritur edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Sasia e rekomanduar e kolesterolit që lejohet në ditë është 300 miligramë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një vezë përmban rreth 200 mg kolesterol.
Pavarësisht kësaj, studimet konfirmojnë se diabetikët mund të përfitojnë nga veza, sepse kjo e fundit përmirëson nivelin e sheqerit në gjak.
Për më tepër, veza ka një indeks shumë të ulët glicemie dhe nuk e dëmton shëndetin e një diabetiku.
Vezët janë proteinë e plotë që do të thotë se ato përmbajnë 9 amino acide që trupi nuk i prodhon dot.
Mënyra Të Shëndetshme Të Përgatitjes Së Vezës Për Diabetikët
Mënyra më e shëndetshme e gatimit të vezës është zierja e saj.
Një tjetër mënyrë është skuqja e lehtë e vezës së rrahur e të përzier me qumësht me pak yndyrë.
Ekspertët këshillojnë që vezët të kombinohen me perime dhe jo me produkte me yndyrë.
Nëse ju pëlqejnë të skuqurat, zgjidhni yndyrna të shëndetshme siç është vaji i ullirit.