Ministri francez i Bujqësisë, Stephane Tavert, ka njoftuar se ka arritur në 14 numri i kompanive që kanë përcaktuar se eksportojnë në Francë vezë të kontaminuara apo produkte që përmbajnë këto vezë.
Në një deklaratë për gazetën “Le Parisien”, Travert ka theksuar se në skandalin e vezëve me insekticide kanë përcaktuar përfshirjen e 14 kompanive prodhimi, dy qendrave të paketimit dhe 40 kompani të shitjes me shumicë.
Duke vënë në dukje se në ditët në vijim kur të dalin rezultatet e analizave do të njoftojnë në faqen e internetit të ministrisë emrat e të gjitha produkteve të kontaminuara, Travert ka bërë të ditur se disa nga produktet janë ende nëpër rafte.raporton Anadolu Agency (AA).
Ndër të tjera ai ka vënë theksin se duke patur parasysh traditat e konsumit francez dhe kur bëhet vlerësimi i kontaminimit të produkteve rreziku për shëndetin është shumë i pakët.
Bashkimi Evropian kishte njoftuar se vezët e kontaminuara apo produktet që përmbajnë këto vezë krahas 15 vendeve anëtare janë marrë edhe nga Zvicra dhe Hong Kongu.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se fipronili është “një substancë e dëmshme në nivel mesatar” dhe në rast të konsumimit të shumtë të saj mund të shkaktojë dëme tek veshkat, mëlçia dhe gjëndrat tiroide./Mesazhi/