Ballina Arritje Teknologji Vetura suedeze thyen rekordin botëror të shpejtësisë

Vetura suedeze thyen rekordin botëror të shpejtësisë

Rekordi i veturës Bugatti Chiron nuk ka zgjatur shumë. Ky rekord është thyer nga vetura suedeze Koenigsegg Agera RS, shkruan ‘businessinsider.com’.

Rekordi është thyer për të shkuar më shpejt nga zero kilometra për orë në 400 km/h e sërish në 0 km/h.

Këtë e ka bërë Koenigsegg, që e arriti për 36.44 sekonda, rreth pesë sekonda më pak sesa Bugatti Chiron. Rekordi i ri botëror është vendosur në Vandel Air Basde të Danimarkës.

Në timonin e makinës suedeze ishte Niklas Lilja, ndërsa për Bugattin e kishte vendosur rekordin 0-400-0 km/h ish-piloti i Formulës 1, Juan Pablo Montoya.

“Jam shumë i kënaqur. Jam gjithashtu shumë krenar. Ekipi ka bërë një punë të mrekullueshme dhe kjo nuk ndodh çdo ditë”, deklaroi themeluesi Christian von Koenigsegg.

Exit mobile version