Kinezët vazhdimisht pretendojnë se kanë zhvilluar vetura të avancuara elektrike por edhe të mençura – duke theksuar se funksionojnë me inteligjencë artificiale.
Por një video e një veture autonome kineze, nuk mbështet pretendimet e kompanive kineze që merren me prodhimin e tyre.
Aty shihet sesi vetura që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe ishte një veturë autonome me inteligjencë artificiale, nuk arrin të frenojë me kohë dhe përplaset direkt me një mjet tjetër.
Vetura lëre që përplaset në një mjet, por vazhdon të lëvizë me shpejtësi të madhe, plotësisht i dalë nga kontrolli – derisa përplaset me një tjetër që ia ndalë hovin.
Ndryshe shtetet evropiane dhe SHBA-të prej fillimit kanë qenë skeptike lidhur me zhvillimin e inteligjencës artificiale në veturat kineze – që Pekini pretendonte se janë shumë të sigurta.