Policia me aksion kundër fajdes në Prizren
Një këmbësor ka vdekur pasi që i njëjti është goditur nga një veturë në fshatin Krushë e Madhe.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka thënë se shoferi i automjetit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore). Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje”, ka deklaruar Eleza