Vetura godet për vdekje këmbësorin në aksin Shkodër-Koplik

Një aksident ka ndodhur në aksin “Shkodër-Koplik” ku një automjet ka përplasur për vdekje një 80 vjeçar.

Rreth orës 05:50 automjeti i drejtuar nga shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka goditur të moshuarin i cili ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç.

Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.