Vetura godet për vdekje 43 vjeçaren në Shtime

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Shtime, me ç’rast një këmbësore është goditur nga një automjet, qëishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:35 në hyrje të Shtimës, ku këmbësorja L.V e moshës 43 vjeçare është goditur nga një automjet me targa lokale, të cilën e ngiste shoferja V.SH, 37 vjeçare, raporton Indeksonline.

Për shkak lëndimeve të rëndë të marra në vendin e ngjarjes, viktima së pari është dërguar në ambulancë të Shtimes e pastaj në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë.

“Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale, V.SH. ( f/sh/k 37 vjeçare),e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime,nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me q’rast e njejta pëson lëndime të rënda trupore.

E lënduara është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara e njejta ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë”, njofton policia.