Publicisti i njohur kosovar Veton Surroi, ka publikuar së fundi në profilin e tij në FB, një karrikaturë me fabulën e trishtë të asaj çfarë po ndodh në Mianmarin budist, ku popullsia muslimane Rohingia po vritet, masakrohet e dëbohet barbarisht nga vendi, porsi kosovarët 18 vite më parë nën dhunën e serbëve.
“Lufta në sytë e një fëmije (I ikuri Rohingya nga Myanmari. Një spastrim etnik i myslimanëve nga shumica budiste)”, shkruan shkurt Surroi, duke i përcjellë publikut diçiturën e fotos së publikuar.
Siç mund të shihet qartë, ajo mban firmën e UNICEF-it dhe është vizatimi i një fëmije që e përshkruan naivisht me laps, por fenomenalisht me fabul, atë çfarë po ndodh në një tokë budistësh ku jetojnë dhe muslimanë. /Mesazhi/