Amerikanët dhe disa popuj tjetë në botë janë duke u bërë gjithnjë e më të izoluar dhe ekspertët e shëndeti publik janë duke u shqetësuar në lidhje më këtë fakt.Në Shtetet e Bashkuara, rreth një e katërta e popullsisë jeton vetëm. Normat e martesës dhe numri i fëmijëvë në SHBA janë duke rënë ndjeshëshëm.
Studimet e fundit të publikuara në Konventën e 125-të të Shoqatës së Psikologjiksë kanë vënë në dukje lidhjen mes vetmisë dhe vdekjes së parakohshme. Julianne Holt-Lunstad, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Brigam Jang, ka dhënë detaje në lidhje me jetën sociale dhe shëndetin.
Studiuesja tha se njerëzit që janë të shoqërueshëm kanë një rrezik 50 % më të vogël të vdekjes së parakohshme, sesa ata që jetonë vetëm. Sipas saj, vetmia dhe izolimi kanë një efekt të madh në shëndetin e njeriut dhe mund të sjellin vdekjen e parakohshme.
Studiuesit theksuan se ndikimi është i ngjajshëm me efektin eobezitetit që ka mbi normat e vdekshmërisë./Mesazhi/