Përveç shijes së mirë, mollët e gjelbra ose jeshile kanë edhe disa vlera shëndetësore.
Janë të larta në fibra dhe ndihmojnë që të keni një aparat tretës të pastër dhe të shëndetshme.
Por jo vetëm kaq. Ne ju sjellim disa nga dobitë shëndetësore të mollëve jeshile. Zvogëlojnë mundësinë e prekjes nga kanceri në zorrën e trashë
Pasi kanë përmbajtje të lartë të fibrave, mollët jeshile ofrojnë një tjetër benefit të madh reduktimin drastik të mundësive për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë.
Zvogëlojnë kolesterolin
Një nga dobitë është edhe përmbajtja e lartë e fibrave që ndihmon në reduktimin e kolesterolit i cili është prezent në organizmin tonë.
Ndihmojnë tretjen
Nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe jeni të shqetësuar nëse stomaku nuk do ta tresë atë, duhet të hani një mollë jeshile. Ato lehtësojnë tretjen për shkak të enzimave që kanë.
Mbajnë nën kontroll urinë
Mollët jeshile përmbajnë acide organike që ndihmojnë oreksin tuaj. Kështu që nëse keni probleme me oreksin, mund të mbështeteni tek mollët jeshile.
Mollët jeshile po ashtu kanë edhe dobi edhe për bukurinë, pastrojnë lëkurën, pasi mbajnë dhëmbët dhe mishrat e tyre të shëndetshëm. Përmbajnë vitamina A,B, C si dhe vitaminë E që mban lëkurën të freskët dhe me shkëlqim.