Shumë më tepër se një frut i thatë i shijshëm apo si shoqërues i mirë i aperitivëve. Fistikët janë të pasu me acide yndyrore, miq të zemrës, proteina, potasium, vitaminë K dhe vitaminë E dhe me ngjyrën e mrekullueshme jeshile dhe pak lejla, është kombinimi perfekt mes karotenoideve.
Përveçse një përbërës i veçantë i pjatave tona, është edhe mik i shëndetit.
Fistikët, të kultivuara që në antikitet, e kanë origjinën nga Lindja e Mesme, sidomos në Persinë e lashtë.
Pema e fistikëve nuk është shumë e lartë, thuajse 6 metra, por është jetë gjatë pasi mund të jetojë deri në 300 vjet, duke u rritur shumë ngadalë dhe nxjerr fruta një herë në dy vjet.
Kur vilen, fistikët thahen për t’u ruajtur dhe shiten si të qëruara, ashtu edhe me lëvozhgë e të kripura.
Përveçse janë shumë të shijshëm, janë edhe miq të shëndetit të njeriut. Ja cilat janë vetitë dhe përfitimet që sjell fistiku:
Efikase për dietat – Fistikët ndihmojnë të kontrollosh peshën trupore falë efektit të ngopjes që japin, përveç përmbajtjes së fibrave.
Mirupafshim plakje! – Fistikët kanë veti antioksidante, shumë më të fuqishme se vitaminat C dhe E, që konsiderohen si antioksidante të nivelit të lartë.
Lamtumirë kolesterol – Fistikët ulin kolesterolin dhe favorizojnë zemrën.
Disa studime kanë zbuluar se konsumimi i rregullt i fistikëve (30 gramë në ditë) ul kolesterolin e përgjithshëm deri në 10.1%.
Kurrë më glicemi të lartë – Konsumimi i rregullt dhe në periudhë të gjatë kohore duket i efektshëm në trajtimin e pacientëve që vuajnë nga diabeti i tipit të 2-të, falë efektit hipoglicemizues dhe uljes së nivelit të insulinës./Ora News.