Një person ka kryer vetëvrasje në orët e para të pasdites së sotme në fshatin Roganë të Komunës së Kamenicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në polici sot është raportuar një rast ku një përson është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e vet. Ekipet tona kanë dalë me urgjencë dhe nga hetimet e para dyshohet për vetvrasje. Prokurori i shtetit ka jep urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion, derisa Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin”.
Hashani ka thënë tutje se nuk dihen motivet dhe arsyet, por është duke u punuar në zbardhjen e rastit.
I ndjeri ishte rreth moshës 50 vjeçare.