Vetëvritet një grua në Shtërpcë

Një grua dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Shtërpcë.

Siç njofton policia afër viktimës është gjetur një revole dhe për rastin janë intervistuar bashkëshorti dhe vjehrri i viktimës.

“Shtërpcë, 19.12.2024-00:45. Është raportuar se viktima femër kosovare, dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të viktimës është gjetur një revole. Lidhur me rastin janë intervistuar bashkëshorti dhe vjehrri i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.