Vetëvendosje organizon tryezën e rradhës me partitë politike

Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë me dije se do të organizojë të premten, më 25 maj, në ambientet e Kuvendit, tryezën e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë.

Përmes një njoftimi, thuhet se zgjedhjet e parakohshme, do të mundësonin krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset.

“Kjo tryezë mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhja demokratike që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike për shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin e vendit dhe integrimet euro-atlantike, duke përfshirë këtu edhe pakicat në shtetin tonë e raportin me fqinjët tanë”, thuhet në njoftimin për media të VV-së.