Ballina Lajmet Kosovë Vetëvendosje: Mustafa shërbëtor i Thaçit, po kërcënon deputetët

Vetëvendosje: Mustafa shërbëtor i Thaçit, po kërcënon deputetët

Lëvizja Vetëvendosje thotë se kryeministri Isa Mustafa është bërë shërbëtor i Hashim Thaçit dhe ka për qëllim të dërgojë para Demarkacionin, projekt ky, që sipas tyre, është personal i Thaçit.

Frashër Krasniqi nga ky subjekt thotë se është e çuditshme qysh Mustafa po mundohet me shpëtu Thaçin nga dështimi, raporton lajmi.netKa komentuar edhe deklaratat e sotme të Mustafës i cili citoi Bidenin duke thënë ‘Një grup i vogël pretendon se Kosovës po i merret territor, e kjo nuk qëndron”.Krasniqi thotë se nuk ka idenë çfarë i është treguar Bidenit, dhe nëse ai është i informuar për të gjitha.“Mustafa është shërbëtor tipik i Thaçit dhe po mundohet me çdo kusht të kërcënojë deputetët në mënyrë që të kalohet ky Demarkacion, ani pse është parë se të gjitha faktet e ekspertëve dhe banorëve janë në anën e atyre që po e kundërshtojnë demarkacionin”, tha Krasniqi, raporton lajmi.net“Sa i përket ‘numrit të vogël’, unë nuk e di çfarë i kanë thënë këta Bidenit, Thaçi dhe Mustafa, nuk e di nëse Biden i ka pa protestat kundër Asociacionit dhe Demarkacionit, nuk e di nëse këta i kanë treguar se e kanë në zyre një peticion prej më shumë se 205 mijë nënshkrimesh, dhe se të gjitha sondazhet në 6 muajt e fundit tregojnë se populli është kundër Asociacioni dhe Demarkacionit. Dhe, e dyta, edhe po të ishte pakicë, është e rëndësishme në anën e kujt janë argumentet, sepse edhe po të ishte nëse ka argumente siç kemi ne ato nuk do të duhej të kalonin”, tha Krasniqi.

Exit mobile version