Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se subjekti i tij politik është duke përgatitur Projektligjin për referendum, i cili pritet të procedohet në Kuvend në fund të këtij viti apo fillim vitin e ardhshëm.
Ai në emisionin InfoBox të RTV Dukagjini, ka thënë se ky ligj nuk do të jetë antikushtetues dhe se do të ketë përkrahjen e të gjithëve, sepse sipas tij është bazë për demokracinë.
Sa i përket çështjes së demarkacionit, deputeti Topalli ka thënë se bllokimi i tij i takon opozitës, e cila ka vënë bazën e moslejimit të një marrëveshje të tillë. Ndërsa, si opsion tjetër përkitazi me këtë marrëveshje ka thënë se do të jetë Gjykata e Arbitrazhit.