Lëvizja Vetëvendosje e ka përmbysur rezultatin në Prizren duke kaluar Partinë Demokratike të Kosovës.
Deri më tani VV ka 25.40 për qind të votave, PDK 23.76 për qind, ndërsa LDK 19. 78 për qind.
Koalicija Vakat ka marrë 7.34 për qind të votave, ndërsa Nisma-AKR ka 6.41 për qind.
Koalicioni AAK-PSD ka vetëm 5.20 për qind të votave.
Më herët në këtë komunë po printe Partia Demokratike e Kosovës.