Lëvizja Vetëvendosje në Drenas bën të ditur se nuk do të marrë pjesë fare në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në këtë komunë.
Në një konferencë mbajtur sot kryetari i degës së VV-së në këtë komunë Shemsi Elezi arsyetoi vendimin e VV-së duke thënë se vendimi është marrë pas konsultimeve me anëtarësinë dhe strukturat e Lëvizjes.
“Sepse nuk duam të përfitojmë politikisht nga një dënim i padrejtë gjyqësor. Ne nuk e mbështesim asnjë kandidat të subjekteve tjera, ngase mendojmë se asnjëri nga ta nuk mundën të bëjnë ndryshime pozitive. Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen për të përfunduar mandatin e kryetarit, që mund te jetë vetëm disa muajsh”, ka thënë kryetari Elezi.