Nji nga fletët e vitit asht edhe vjeshta,
për të jam ul me i shkru kta rreshta:
Gjethet janë vyshk, fillojnë me ra,
pema që i rriti u thotë s’ju mbaj ma!
Pema që deri ‘dje’ me gjethe ishte plot,
‘petku’ i zhvishet nuk e ndalon dot.
Njena pas tjetrës gjethet fluturojnë,
në valzimin e tyne sikur garojnë…
Në heshtje pema sikur vëzhgon,
rrugëtim të mbarë gjetheve u uron!
Me vetëmohim udhëtimin e marrin,
që sërish pemës gjethe t’i dalin.
Ashtu e zhveshun dimnin do ta kaloië,
për hir të gjallnis do të durojë!
Burhan Fili