Kosova po dështon në kërkim të fitores së parë zyrtare që kur u pranua zyrtarisht në FIFA.
Përfaqësuesja e drejtuar nga Albert Bunjaki ka grumbulluar vetëm një pikë në tetë ndeshje të luajtura deri më tani.
Sa ju përket pikëve të grumbulluar për Kualifikimet e Kupës së Botës, vetëm katër përfaqësuese qëndrojnë më keq se ne.
San Marino, Malta, Liechtensteini dhe Gjibraltari janë skuadrat e vetme që nuk kanë grumbulluar asnjë pikë në këto tetë ndeshje.
Dy ndeshjet e ardhshme Kosova i zhvillon kundër Ukrainës si vendas dhe udhëton në Islandë.