Një ushtar i ri izraelit, i cili vrau një palestinez të plagosur u dënua me vetëm 18 muaj burg, vendim i cili ka marrë kritika si nga palestinezët, ashtu edhe nga disa grupe izraelite.
Njëmbëdhjetë muaj më parë, rreshteri Elor Azaria, i cili shërbente si mjek në ushtri, qëlloi për vdekje një palestinez që kishte qenë i plagosur. I ndjeri Abd Elfatah Ashareef, vetëm 21 vjecar, mbeti i paaftë për të lëvizur, kur Azaria, 19 vjecar, e qëlloi me plumb në kokë.
Vrasësi Azaria u dënua vetëm për shkelje të rregullave të kodit etik, por jo për vrasje të shkallës së parë.
Një prej tre gjyqtarëve të gjykatës ushtarake e dënoi Azarian për vrasje muajin e kaluar, një krim që mbart një afat dënimi 20-vjeçar, por ky vendim i njerit gjykatës u hodh poshtë. /MESAZHI/