Ballina Lajmet Kosovë Vetëdorëzohet në polici personi që po kërkohej për mbi 15 vjedhje

Vetëdorëzohet në polici personi që po kërkohej për mbi 15 vjedhje

Lirim Kurtaj është vetdorëzuar të premtën në stacionin e Policisë në Pejë, për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, i njëjti ishte në arrati nga 23 korriku i 2024-ës, dhe me 7 gusht të vitit të kaluar, ishte shpallur nё kёrkim nga policia.

Në njoftimin e policisë, thuhet se derisa i dyshuari ishte në arrati, policia i ka mbledhur prova dhe dёshmi, gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar disa nga sendet e vjedhura tek dy persona tё tjerë të dyshuar në qytetin e Fushё Kosovёs,.

Ndërkohë, këta dy tё dyshuar akuzohen pёr veprën penale “Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve të pёrfituara”.

“Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer mbi 15 vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024, gjithashtu gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar:

Njё Pistoletё Zoraki, njё karikator dhe 16 fishekё,
40 fishekё kal:8x57mm,
Njё Sprej OC,
Njё mjet i mpreht (thikё).
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, “Vjedhje e rёndё” dhe “ Mbajtja nё pronësi, Kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Exit mobile version