Funksionalitetet e para AI pritet të bëhen të disponushme në këto pajisje javën e ardhshme.
Disa punonjës të Apple besojnë se teknologjia AI e kompanisë që fuqizon Apple Intelligence është më shumë se dy vite prapa liderëve të industrisë raportoi Bloomberg.
Në buletinin javor të Mark Gurman, burime brenda Apple i treguan atij se studimet e kompanisë sugjerojnë që funksionaliteteve AI të kompanisë i mungon “faktori wow,” krahasuar me teknologjitë e rivalëve si Google, OpenAI dhe Meta.
Për shembull studime të brendshme sugjerojnë se ChatGPT i OpenAI është 25 përqind më i saktë sesa Siri i ri dhe mund tu përgjigjet 30 përqind më shumë pyetjeve.
Si rezultat Apple vendosi të lidhë bashkëpunimin me OpenAI për të integruar ChatGPT në sistemet e saj operative dhe ofruar përdoruesve një eksperiencë më të pasur AI.
Megjithatë ekosistemi i gjerë i pajisjeve dhe softuerëve e vendos Apple në pozita të forta. Seritë e fundit iPhone 16 mbështetin Apple Intelligence së bashku me kompjuterët Mac dhe linjën iPad.
Funksionalitetet e para AI pritet të bëhen të disponushme në këto pajisje javën e ardhshme.