Veseli testohet për koronavirus, vetëizolohet

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka mohuar raportimet se ai ka dalë pozitiv me koronavirus.

Lideri i PDK-së tha se ai ka bërë sot test për virusin Covid por ende nuk ka marrë rezultatin nga IKSHP.

Veseli ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat, të vendosin maskën, të mbajnë distancën dhe të mbajnë higjienën!
”Të nderuar qytetarë, Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin. Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit. Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën higjienën!”.