Veseli takon delegatët e 2 Korrikut: Momente kthese në historinë e Kosovës

Kadri Veseli ka takuar sot disa nga delegatët e Deklaratës së 2 Korrikut.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot disa nga delegatët e Deklaratës së 2 Korrikut.

Ai ka vlerësuar lartë veprën e tyre, duke thënë se ishte një moment kthese historike për pavarësinë e Kosovës.

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut është një moment kthese historike në rrugëtimin e popullit tonë për liri e pavarësi. Sot pata kënaqësinë që të takojë disa nga delegatët që ishin pjesë e kësaj ngjarje të madhe. Së bashku evokuam përjetimet e asaj kohe, por edhe këto zhvillimet aktuale nëpër të cilat është duke kaluar shteti ynë. Respekt dhe nderim vendosmërisë historike të delegatëve të 2 Korrikut”, ka shkruar Veseli pas takimit që kishte me disa nga delegatët.